22 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar në spitalet e Kosovës

08.07.2021

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 73 pacientë. Prej tyre, 22 janë të konfirmuar pozitivë me Sars-CoV 2 dhe 43 janë me oksigjeno-terapi. Në QKUK janë të shtrirë 58 pacientë: 12 […]

22 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar në spitalet e Kosovës Foto: Ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 73 pacientë.

Prej tyre, 22 janë të konfirmuar pozitivë me Sars-CoV 2 dhe 43 janë me oksigjeno-terapi.

Në QKUK janë të shtrirë 58 pacientë: 12 të konfirmuar me COVID-19 dhe 36 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 11 pacientë+ 13 pacientë post-covid nga Klinika e Pulmologjisë, Klinika e Pulmologjisë, 33 pacientë dhe Klinika e Gjinekologjisë, 1 pacient.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 15 pacientë, 10 të konfirmuar pozitivë dhe 7 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Gjakovës, 2 pacientë, Spitali i Pejës, 5 pacientë dhe Spitali i Gjilanit, 8 pacientë.