19 vajza ishin viktima të trafikimit gjatë vitit 2022

09.01.2023

19 vajza janë trafikuar vitin e kaluar, ku shumica janë të mitura. Ato janë detyruar që pa vullnetin e tyre të kryejnë veprën e prostitucionit dhe për kërkim të lëmoshës në rrugë. Për veprën më të rëndë penale të shkeljes së të drejtave të njeriut, janë arrestuar 238 të dyshuar, ndërkaq kallëzim penal është ngritur […]

19 vajza ishin viktima të trafikimit gjatë vitit 2022

19 vajza janë trafikuar vitin e kaluar, ku shumica janë të mitura. Ato janë detyruar që pa vullnetin e tyre të kryejnë veprën e prostitucionit dhe për kërkim të lëmoshës në rrugë.

Për veprën më të rëndë penale të shkeljes së të drejtave të njeriut, janë arrestuar 238 të dyshuar, ndërkaq kallëzim penal është ngritur për 28 persona.

Gjatë vitit të kaluar, Drejtoria për Hetime të Trafikimit me Qenie Njerëzore pranë Policisë së Kosovës ka organizuar 90 operacione, ku janë mbyllur me vendim të inspektorëve rreth 70 lokale.

Kapiten Riza Murati njofton se gjatë vitit 2022 kanë ndërmarrë disa veprime në parandalimin e këtyre rasteve, por edhe kanë bashkëpunuar me qytetarë në sigurimin e informacioneve.

Ai deklaron se trafikimi është një nga veprat më të rënda të shkeljeve të të drejtave dhe lirive të njeriut.

“Si raste në total që ne kemi dorëzuar kallëzime penale për rastet e trafikimit me njerëz, janë 16 raste. Pra, që janë shkuar në Prokurori ndaj 28 personave të dyshuar që është ngritur kallëzim penal për veprën penale të trafikimit me njerëz. Ndërsa, 18 persona kanë qenë persona të cilët kanë marrë shërbime seksuale nga viktimat e trafikimit. Në total si raste të përgjithshme që ne kemi trajtuar 134 raste që ndërlidhen me trafikim dhe vepra që ndërlidhen me trafikimin, mundësinë në prostitucion, ofrimin e lokaleve për prostitucion, keqtrajtim dhe braktisje e fëmijëve si një kategori tjetër ku fëmijët që janë në situatë rruge, ku prindërit apo persona tjerë i detyrojnë të kërkojnë lëmoshë dhe të bëjnë punë të cilat nuk janë përshtatshme për tu bërë”, deklaron Murati për KosovaPress.

LEXO EDHE:  Vazhdohet marrëveshja mes SHSKUK-së dhe policisë, shërbime mjekësore e psikologjike për policët

Murati tutje shton se gjatë vitit të shkuar kanë arrestuar mbi 200 persona.

“Totali i personave që Drejtoria e Hetimeve për Trafikimin me Qenie Njerëzore gjatë vitit 2022 ka arrestuar janë 238 persona të dyshuar. Këto janë sa i përket hetimeve penale. Krahas kësaj ne edhe në bazë të planit strategjik kemi ndërmarrë edhe veprime në aspektin e parandalimit, në aspektin e mbrojtjes së viktimës dhe bashkëpunimit ndërkombëtar”, shton ai.

Në Kosovë, gjatë vitit 2022 nuk ka pasur asnjë rast të trafikimit me organe. Megjithatë, numër i madh i vajzave kanë qenë viktimë e trafikimit.

Etiketat