13.903 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

08.04.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë janë konfirmuar 685 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 14 viktima. IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë ditës së mërkurë në Komunën e Suharekës janë identifikuar 7 raste të reja me COVID-19 dhe është regjistruar një viktimë e moshës […]

13.903 raste aktive me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë janë konfirmuar 685 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 14 viktima.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë ditës së mërkurë në Komunën e Suharekës janë identifikuar 7 raste të reja me COVID-19 dhe është regjistruar një viktimë e moshës 53 vjeç, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e rasteve të djeshme me COVID-19 në Komunën e Suharekës janë: Gjinoc (1), Sopijë (1), Samadrexhë (2) dhe Suharekë (3).

Ndërsa, rastet tjera pozitive janë nga komunat: Prishtinë 194 raste, Gjilan 70 raste, Gjakovë 46 raste, Pejë 41 raste, Mitrovicë 38 raste, Vushtrri 35 raste, Ferizaj 31 raste, Skenderaj 31 raste, Fushë-Kosovë 26 raste, Podujevë 26 raste, Lipjan 19 raste, Viti 16 raste, Obiliq 14 raste, Deçan 13 raste, Istog 11 raste, Kaçanik 10 raste, Prizren 10 raste, Drenas 8 raste, Klinë 8 raste, Malishevë 8 raste, Kamenicë 7 raste, Hani i Elezit 5 raste, Shtime 5 raste, Rahovec 4 raste dhe Dragash 2 raste.

Gjithashtu, janë shëruar 788 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 79.490 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.903.

Numri total i rasteve pozitive është 95.341 raste nga 456.664 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.948 raste të vdekjes.