125 pacientë në trajtim nga COVID-19 në spitalet e Kosovës, 6 në Prizren

05.06.2021

Sipas raporteve nga klinikat COVID në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim janë 125 pacientë, 34 prej tyre të konfirmuar me COVID-19, pozitivë, 92 me oksigjeno-terapi dhe 4 në gjendje të rënduar shëndetësore. Në QKUK janë të shtrirë 83 pacientë, 15 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 2 në gjendje të rënduar dhe 70 […]

125 pacientë në trajtim nga COVID-19 në spitalet e Kosovës, 6 në Prizren Foto: Ilustrim

Sipas raporteve nga klinikat COVID në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim janë 125 pacientë, 34 prej tyre të konfirmuar me COVID-19, pozitivë, 92 me oksigjeno-terapi dhe 4 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në QKUK janë të shtrirë 83 pacientë, 15 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 2 në gjendje të rënduar dhe 70 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: Klinika Infektive, 26 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 57 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 42 pacientë: 2 në gjendje të rënduar, 19 të konfirmuar pozitivë, 22 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 6 pacientë, Spitali i Gjakovës, 6 pacientë, Spitali i Pejës, 13 pacientë, Spitali i Gjilanit, 4 pacientë, Spitali i Ferizajt, 2 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 5 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 6 pacientë.