100€ shtesë për të punësuarit që marrin paga nga buxheti i Kosovës, BSPK’ja proteston sot

08.04.2022

Protesta do të nis nga Biblioteka Kombëtare për të vazhduar deri tek objekti i Qeverisë së Kosovës. “Miratimi i Ligjit të Pagave sa më shpejt që është e mundur dhe fillimi i zbatimit të tij e deri në fillim të zbatimit rritja e pagave për 100 euro për të gjithë të punësuarit që marrin paga […]

100€ shtesë për të punësuarit që marrin paga nga buxheti i Kosovës, BSPK’ja proteston sot Foto: Photo by Vincenzo PINTO / AFP

Protesta do të nis nga Biblioteka Kombëtare për të vazhduar deri tek objekti i Qeverisë së Kosovës.

“Miratimi i Ligjit të Pagave sa më shpejt që është e mundur dhe fillimi i zbatimit të tij e deri në fillim të zbatimit rritja e pagave për 100 euro për të gjithë të punësuarit që marrin paga nga buxheti i Kosovës”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Informojmë qytetarët, që nesër, e premte, më 8 prill 2022, në organizimin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, e në udhëheqjen e Kryetarit të BSPK-së, Atdhe Hykolli, mbahet Protesta e paralajmëruar e Federatave dhe Shoqatave Sindikale.

Protesta do të niset në orën 12:00 nga Biblioteka Kombëtare dhe do të vazhdojë drejt rrugës Agim Ramadani poshtë rrugës Eqrem Çabej në drejtim të rrugës Xhorxh Bush e nëpërmes Sheshit Zahir Pajaziti për tu ndalur në Sheshin Skënderbeu para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës ku Partnerit Social – Qeverisë do t’i parashtrohen kërkesat e Federatave Sindikale të BSPK-së:

1. Miratimi i Ligjit të Pagave sa më shpejt që është e mundur dhe fillimi i zbatimit të tij e deri në fillim të zbatimit rritja e pagave për 100 euro për të gjithë të punësuarit që marrin paga nga buxheti i Kosovës.

2. Fillimi i zbatimit të Ligjit për Sigurimin Shëndetësor

3. Plotësim-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, nr. 04/L-131, sidomos të ndryshohet te neni 8, paragrafi 1 e nënparagrafët 1.2 dhe 1.3, që thirret në Ligjin e Sigurisë Pensionale të vitit 1983, pra sipas të cilit kërkohet që të ketë 15 vjet kontribut në skemat pensionale para datës 01.01.1999.