“100 euro”, Murati: Shtesat dalin këtë javë, përfituesit nuk kanë nevojë të aplikojnë

22.12.2024

Qeveria e Kosovës ndan nga 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndajë nga 100 euro shtesë për të gjithë fëmijët në moshën 0-16 vjeç dhe pensionistët. Kjo masë, sipas qeverisë, është rezultat i performancës së mirë ekonomike dhe buxhetore të vendit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media të përbashkët me ministrin e Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se shpërndarja e këtyre shtesave do të fillojë gjatë kësaj jave.

“Kjo nuk është vetëm një dhuratë e fundvitit”, ka thënë Kurti, “por një investim në mirëqenien e fëmijëve dhe një shprehje e mirënjohjes ndaj pensionistëve për kontributin e tyre”.

Ministri Murati ka sqaruar se përfituesit nuk kanë nevojë të aplikojnë, pasi qeveria tashmë posedon të dhënat e tyre. “Të gjitha procedurat janë përgatitur dhe shpresojme që pagesat të bëhen sa më shpejt”, ka shtuar ai.

Kjo është hera e pestë që Qeveria e Kosovës ndan shtesa të tilla për pensionistët, ndërsa për fëmijë kjo është hera e dytë.