Nesër ndërpritet energjia elektrike në Shirokë, Dubravë dhe Sopijë
Banorët e Shirokës, Dubravës dhe Sopijës do të përballen nesër me ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike.
Foto: Ilustrim
Sipas njoftimit, nga TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërpritet dalja 10 kV Shiroka, me kodin 32000019, nga ora 10:00 deri në 15:30.
Ndërprerja bëhet për shkak të mirëmbajtjes preventive dhe pastrimit të trasesë, si pjesë e punimeve të domosdoshme për sigurinë e sistemit energjetik.
Pa furnizim me energji elektrike gjatë kësaj periudhe do të jenë: Shirokë, Dubravë dhe Sopijë.
