​Tërheqja e mjeteve nga Trusti deri në 30% shqyrtohet sot në Kuvend

16.06.2022

Seanca e Kuvendit të Kosovës mbahet në orën 10:00. Lëvizja Vetëvendosje që udhëheq e vetme dhe ka numrin me të madh të deputetëve është shprehur kundër miratimit të këtij projektligji, duke thënë se është një ide politike dhe që kërkon tetë vite rikuperim. Partia Demokratike e Kosovës, si sponsorizuese e këtij projektligji, ka kërkuar nga […]

​Tërheqja e mjeteve nga Trusti deri në 30% shqyrtohet sot në Kuvend Foto: SuharekaOnline

Seanca e Kuvendit të Kosovës mbahet në orën 10:00.

Lëvizja Vetëvendosje që udhëheq e vetme dhe ka numrin me të madh të deputetëve është shprehur kundër miratimit të këtij projektligji, duke thënë se është një ide politike dhe që kërkon tetë vite rikuperim.

Partia Demokratike e Kosovës, si sponsorizuese e këtij projektligji, ka kërkuar nga deputetët e të gjitha partive politike që në seancën e Kuvendit të Kosovës të votojnë pro pikës për tërheqjen e mjeteve nga Trusti, për t’i ndihmuar qytetarët e Kosovës të cilët nga fillimviti 2020 po përballen me krizën financiare.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu u shpreh se janë bërë 100 ditë prej kur Projektligji për Trustin është dërguar në Kuvend, por trajtimi i tij është shtyrë nga pushteti i Albin Kurtit, sipas tij, me qëllim që të ushtrohet presion mbi deputetët që të mos e përkrahin këtë projektligj.

Rendi i ditës në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-115 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-021 për   akcizën në produktet e duhanit,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-136 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-075 për Markat Tregtare,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-025 për Mbrojtjen e ajrit nga ndotja,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-134 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-101 për fondet pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-115, me Ligjin 04/L-168 dhe Ligjin nr. 05/L-116,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-137 për Pyjet,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-146 për Zbatimin e Sanksioneve Financiare Ndërkombëtare të Shënjestruara,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-145 për parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes,

Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike për zgjatjen e mandatit,

Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike,

Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës,

Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në Komisionet Hetimore Parlamentare,

Emërimi i kryetarit dhe katër anëtarëve të Bordit në Organin Shqyrtues të Prokurimit,

Përzgjedhja e kandidatit për një anëtar jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,

Formimi i Komisionit Ad-hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021,

Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021.