​Kryeministri Kurti: Po e fitojmë luftën kundër pandemisë COVID-19

27.05.2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë po fitohet lufta kundër pandemisë COVID-19. Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Kurti ka thënë se gjendja me pandeminë është shumë më e mirë sesa disa muaj më parë kur qeveria e tij ka marrë detyrën. Kurti ka folur për situatën aktuale me numrin e të […]

​Kryeministri Kurti: Po e fitojmë luftën kundër pandemisë COVID-19 Foto: Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë po fitohet lufta kundër pandemisë COVID-19.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Kurti ka thënë se gjendja me pandeminë është shumë më e mirë sesa disa muaj më parë kur qeveria e tij ka marrë detyrën.

Kurti ka folur për situatën aktuale me numrin e të infektuarve me COVID-19, duke thënë se qeveria ka ndërmarrë masa për të ndaluar shpërndarjen e virusit dhe se tani shifrat tregojnë për rënie drastike të të prekurve me këtë sëmundje të rrezikshme.

Kurti: Ka rënie drastike të të infektuarve me COVID-19

“Kemi marrë masa për të ndaluar shpërndarjen e virusit, dhe shifrat kanë treguar rënie drastike të numrit të të infektuarve aktivë gjë që ka ndikuar që rreziku i infektimit të zvogëlohet për të gjithë ne e në veçanti për personelin shtendosur, pra gjendja është pakrahasimit më e mirë se që e kemi gjetur. Kur kemi ardhur në qeverisje kanë qenë 12 mijë e 635 raste aktive e me qindra të infektuar në ditë, nganjëherë i afrohej edhe numrit një mijë, kurse sot përderisa flasim kemi vetëm tre mijë e 195 raste aktive ose rënie prej 75 për qind dhe disa dhjetëra të infektuar në ditë, e kishim edhe disa ditë rresht pa asnjë vdekje nga COVID-19”, tha Kurti.

Ai ka thënë se para çështjeve financiare, qeveria e ka prioritet mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe personelit mjekësor.

Kurti: Po e fitojmë luftën kundër COVID-19

“Për neve para se të trajtohet aspekti financiar më e rëndësishme është që jetët e personelit mjekësor më nuk janë të rrezikuara dhe se ne po e fitojmë luftën kundër pandemisë COVID-19 dhe vendimet që i kemi marrë do t’i zbatojmë”, tha Kurti.