Suharekë, nesër mbahet mbledhja e tretë e Asamblesë Komunale
Kryesuesi i Kuvendit të Suharekës ka caktuar mbledhjen e tretë të rregullt për vitin 2024, të Kuvendit të Komunës në Suharekë.
Mbledhja e 3-të e rregullt e Kuvendit të Komunës së Suharekës është caktuar që të mbahet nesër më 28 Mars 2024, me fillim nga ora 13:00.
Mbledhja mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës në Suharekë dhe se janë propozuar 7 pika në rend dite.
Pikat e rendit të ditës:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i projekt-vendimit për përmbushjen dhe tejkalimin e planit buxhetor të të hyrave vetanake;
3. Shqyrtimi i projekt-vendimit për dhënien e pëlqimit për të zhvilluar procedurat përmes konkurrimit të hapur për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës;
4. Shqyrtimi i projekt-vendimit për formimin e komisionit për shqyrtimin e ankesave që paraqitën nga palët e pakënaqura ofertuse, pas procesit të vlerësimit final të ofertave të përzgjedhura nga ana e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës;
5. Shqyrtimi i projekt-vendimit për lirimin nga taksa për legalizim të ndërtimeve pa leje për grat dhe ndërtimet në bashkëpronësi të burrit dhe gruas;
6. Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e Planit të Mobilitetit të Qendrueshëm Urban për Komunën e Suharekës për periudhën 2024 – 2034;
7. Pyetje dhe përgjigje.