Suharekë, mbahet mbledhja e komitetit për komunitete

21.03.2024

Sot, është mbajtur mbledhja e radhës e Komitetit për Komunitete, dhe në rend dite ishin 5 pika.

Suharekë, mbahet mbledhja e komitetit për komunitete Foto: Ilustrim

Në rend dite ishin këto:
1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i projekt-vendimit për dhënën e pëlqimi për të zhvilluar procedurat përmes konkurrimit të hapur për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës;
3.Shqyrtimi i projekt-vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave për dhënien nё shfrytëzim afatshkurtër tё pronës se paluajtshme tё Komunës;
4. Shqyrtimi i projekt-vendimit për lirimin nga taksa për legalizim të ndërtimeve pa leje për grat dhe ndërtimet në bashkëpronësi të burrit dhe gruas; dhe
5.Të ndryshme.

Pas diskutimeve që u bënë të gjitha  pikat u miratuan për të dal para anëtarëve të Kuvendit në takimin e radhës që do të mbahet me 28 mars 2024 në sallën e Asamblesë Komunale dhe fillon ora 13:00.