Suharekë, KKSB mban takimin e radhës për çështjet e sigurisë publike
Komuna e Suharekës ka zhvilluar sot takimin e radhës të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), ku u diskutuan tema me rëndësi për sigurinë publike dhe mirëqenien e qytetarëve. Gjatë mbledhjes u miratuan procesverbalet nga mbledhja e kaluar dhe u trajtua çështja e mbrojtjes së pyjeve nga dëmtuesit ilegal. Po ashtu, u paraqitën informata […]
Foto: Ilustrim
Komuna e Suharekës ka zhvilluar sot takimin e radhës të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), ku u diskutuan tema me rëndësi për sigurinë publike dhe mirëqenien e qytetarëve.
Gjatë mbledhjes u miratuan procesverbalet nga mbledhja e kaluar dhe u trajtua çështja e mbrojtjes së pyjeve nga dëmtuesit ilegal. Po ashtu, u paraqitën informata për fillimin e vitit të ri shkollor dhe u diskutua për sigurinë nëpër shkolla. Policia e Suharekës prezantoi raportin dhe analizën mbi rastet e vjedhjeve dhe sigurinë e përgjithshme në komunë.
Një pjesë e rëndësishme e takimit iu kushtua rolit të KKSB-së në ofrimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes për këshillat e shkollave dhe nxënësit, me synim parandalimin dhe eliminimin e dukurive negative.