Ndahen 24,200 euro për ndërtimin e disa rrugëve lokale në Dobërdelan

25.03.2024

Komuna e Suharekës ka njoftuar për kontratë për ndërtimin e disa rrugëve lokale.

Ndahen 24,200 euro për ndërtimin e disa rrugëve lokale në Dobërdelan Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit të komunës bëhet e ditur se janë ndarë 24,200 euro për ndërtimin e rrugëve lokale në fshatin Dobërdelan, raporton SuharekaOnline.

Komuna e Suharekës ka njoftuar se do të ndërtohen rrugët lokale si: “Aziz Limoni”-segment, “Sejdi Fejza”-segment, “Izet Shefketi”, “Milazim Balaj” dhe “Bajram Islami” në Dobërdelan.