Muharremaj: Suhareka ka 9 çerdhe publike, pagesa për një muaj është 30 euro

para 38 dite

Dy vitet e kaluara, radhazi, Komuna e Suharekës është renditur e para në Kosovë për fushën e arsimit parauniversitar.

Muharremaj: Suhareka ka 9 çerdhe publike, pagesa për një muaj është 30 euro

Një ndër kriteret që fusha e arsimit parauniversitar të marr pikët maksimale ishte edhe hapësira për çerdhe publike, institucione për të cilat Komuna e Suharekës mund të mburret me numrin e tyre.

I pari Suharekës, Bali Muharremaj, përmes një shkrimi ka bërë të ditur se Suhareka ka 9 çerdhe publike, ku pagesa për një muaj është 30 euro.

LEXO EDHE:  Problemet me ujë në rrugën e Reqanit, Muharremaj thotë se kompetencat i ka Hidroregjioni

Qysh në mandatin e parë Muharremaj kishte premtuar 4 çerdhe, të cilat edhe i kishte realizuar.

Më 10 shkurt 2021 brenda ditës Muharremaj kishte përuruar dy çerdhe, një në Sopijë dhe një në Gjinoc. Gjithashtu më 1 qershor 2022 brenda ditës Muharremaj kishte përuruar edhe dy çerdhe, një në Studençan dhe një në Samadrexhë.

Etiketat