Muharremaj: Besimi juaj më shtyn të punoj më shumë për Suharekën

para 8 dite

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka shprehur përkushtimin e tij për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetarët e komunës që ai drejton.

Muharremaj: Besimi juaj më shtyn të punoj më shumë për Suharekën

Në një postim në rrjetet sociale, Muharremaj ka theksuar rëndësinë e punës së përditshme dhe të përpjekjeve për të realizuar një vizion të përbashkët për një të ardhme më të mirë.

“Çdo ditë është një mundësi e re për të bërë më shumë, për të ndërtuar më shumë, për të sjellë ndryshim deri te më e mira e mundëshme. Bashkë mund të krijojmë një realitet, ku të rinjtë kanë arsye të ëndërrojnë, ku familjet e tyre kanë arsye të ndihen të sigurta dhe ku të gjithë kemi arsye të jemi krenarë. Unë jam këtu për t’ju shërbyer. Secilën ditë e sfidoj vetveten në këtë drejtim, për shkak të besimit tuaj. Secili udhëheqës duhet ta realizoj një realitet, ku në të ardhmen të gjithë ta meritojnë më të mirën pa dallim sipas meritave”, ka shkruar Muharremaj.

Me këto fjalë, kryetari i Suharekës ka theksuar se udhëheqësit politikë kanë një përgjegjësi të madhe ndaj qytetarëve dhe se duhet të punojnë vazhdimisht për të përmirësuar jetën e tyre.

Etiketat

Ofertat e fundit