Ministri Çeku: Suhareka po bëhet me stadium të ri të kategorisë 2, me kapacitet 6518 ulëse
Në shtator të vitit 2023, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj e publikoi projektin për ndërtimin e stadiumit në Suharekë.
Stadiumi në fjalë i përmendur nga kryetari i Suharekës i takon kategorisë së katër dhe që ka plot 17 mijë ulëse. Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj kishte bërë të ditur se ekziston lokacioni si parcelë katastrale, në sipërfaqen 16 hektar, ku është i miratuar në PZHK dhe HZK.
Ndërsa sot Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se Suhareka po bëhet me stadium të ri të kategorisë 2, me kapacitet 6518 ulëse, që plotëson standardet më të larta ndërkombëtare.
Tutje Çeku ka njoftuar se tashmë është përzgjedhur koncepti ideor për stadiumin. Ka filluar hartimi i projektit zbatues dhe vitin e ardhshëm do të nisin procedurat e prokurimit për punimet.
Projekti i publikuar nga ministri Çeku nuk përkon me atë të propozuar nga kryetari Muharremaj.


Projekti i propozuar nga kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.