Me fjalë të forta dhe plot pasion, Muharremaj: “Suhareka meriton më shumë, do të punojmë pa u lodhur!”
Kryetari i Komunës së Suharekës premton angazhim të plotë për zhvillimin e qytetit.
Në një postim të fundit në rrjetet sociale, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka shprehur një entuziazëm të madh për të ardhmen e qytetit. Me fjalë të forta dhe plot pasion, Muharremaj ka theksuar vendosmërinë e tij për të punuar pa u lodhur për mirëqenien e qytetarëve të Suharekës.
“Kam aq shumë vullnet dhe dëshirë me punu për Suharekën, sa nuk mund ta besoni,” shkruan Muharremaj. Ai ka shtuar se nuk e imagjinon një situatë ku të braktisë qytetarët e Suharekës, pasi që ata i kanë dhënë besimin e tyre.
Muharremaj ka vizionuar një Suharekë të pastër, të bukur dhe të zhvilluar, ku qytetarët të ndihen krenarë për vendin e tyre. Ai ka premtuar se do të punojnë për të transformuar hapësirat publike, duke i kthyer ato në ambiente të frymëzuar ku gjyshi dhe mbesa mund të shëtisin me kënaqësi.
“Na duhet dinamikë më e madhe. Përkrahje më e madhe për Suharekën. Na duhet qeverisje e vazhdueshme që frymëzon dhe jep siguri për të ardhmen,” ka theksuar Muharremaj.
Kryetari i Komunës së Suharekës ka bërë thirrje për një kulturë të re pune, një kulturë që sipas tij duhet të përhapet në të gjithë Kosovën. Ai ka premtuar se do të jetë shembulli i parë dhe i fundit që do të punojë për realizimin e këtij vizioni.
“Unë me besimin edhe mbështetjen tuaj duhet ta tregoj dhe dëshmoj hapsirën e merituar të investimeve për Suharekën,” ka shkruar Muharremaj në fund të postit të tij.