Komuna e Suharekës shpall tender për ndërtimin e rrugës Suharekë–Peqan–Peqan i Vogël, investim prej 940 mijë euro

16.07.2025

Komuna e Suharekës ka shpallur zyrtarisht një thirrje për tender në vlerë të parashikuar prej 940,000.00 euro, për projektin e ndërtimit të rrugës Suharekë–Peqan–Peqan i Vogël, një projekt ky me bashkëfinancim dhe me rëndësi të veçantë për përmirësimin e infrastrukturës lokale dhe lehtësimin e qarkullimit ndërkomunal.

Komuna e Suharekës shpall tender për ndërtimin e rrugës Suharekë–Peqan–Peqan i Vogël, investim prej 940 mijë euro Foto: Ilustrim

Afati për dorëzimin e ofertave është deri më 25 korrik 2025, ora 14:00, përmes platformës elektronike të prokurimit publik. Hapja publike e ofertave do të bëhet po atë ditë, në ambientet e Zyrës së Prokurimit të Komunës së Suharekës.

  • Titulli: Projekt me bashkëfinancim – Ndërtimi i rrugës Suharekë–Peqan–Peqan i Vogël
  • Afati për përfundimin e projektit: 24 muaj
  • Lloji i procedurës: E hapur
  • Vlera e sigurimit të tenderit: 15,000.00 euro, me vlefshmëri prej 120 ditësh
  • Siguria e ekzekutimit: 10% e vlerës së kontratës, për një periudhë prej 25 muajsh

Sipas dokumentacionit teknik të tenderit, projekti përfshin:

  • Punë përgatitore dhe mobilizim në terren
  • Gërmim dhe nivelim të trasesë së re rrugore
  • Demolim të shtresës ekzistuese të asfaltit
  • Ndërtimin e shtresave të reja rrugore (tampon, asfaltim, kanalizime të ujërave atmosferikë, etj.)
  • Rregullimin e skajeve rrugore, vendosjen e sinjalistikës dhe masave të sigurisë

Gjithashtu gjatë procesit sipas dokumentit të paramasës, sasia totale e kubëzave që do të demolohen është 8,331 m² dhe do të shkarkohen në deponinë legale ose në vendin të cilin e cakton organi mbikqyrës.

Tenderët do të vlerësohen sipas parimit të ofertës ekonomikisht më të favorshme, duke u bazuar në peshën e kritereve të përcaktuara në dokumentacionin e tenderit. Operatorët ekonomikë duhet të plotësojnë kërkesa strikte ligjore, profesionale, teknike dhe financiare, përfshirë përvojë të dëshmuar në projekte të ngjashme me vlerë mbi 1.4 milionë euro dhe posedimin e ISO standardeve relevante.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More