Komuna e Suharekës rrit shumën financiare të bursave për studentë dhe nxënës

para 43 dite

Komuna e Suharekës ka njoftuar se do të rrisë çmimin e bursave për studentë dhe nxënës për vitin shkollor 2024-2025.

Komuna e Suharekës rrit shumën financiare të bursave për studentë dhe nxënës

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), Remzi Bajselmani.

Sipas Bajselmanit, për këtë vit shkollor janë paraparë rreth 350-400 bursa, ku do të jetë edhe një rritje e konsiderueshme edhe e shumave financiare për bursë. Studentët do të përfitojnë 600 euro në vit, ndërsa nxënësit 300 euro. Kjo do të thotë një rritje prej 100 euro për studentë dhe 50 euro për nxënës në krahasim me vitin e kaluar.

“Jemi të lumtur që për vitin shkollor 2024-2025 kemi mundësi të rrisim shumën e tyre. Ky është një investim në të ardhmen e të rinjve të komunës sonë”, ka thënë Bajselmani në një përgjigje për SuharekaOnline.

Bursat ndahen vetëm për studentë dhe nxënës që janë banorë të përhershëm të Komunës së Suharekës dhe që i vijojnë mësimet/studimet themelore në shkollat përkatësisht Universitetet publike të Kosovës.

Drejtoria Komunale e Arsimit do të shpallë së shpejti konkursin për aplikim për bursa. Të gjithë studentët dhe nxënësit e interesuar do të informohen në kohë për të gjitha detajet e aplikimit.

Etiketat

Ofertat e fundit