Komuna e Suharekës ndan mbi 39 mijë euro për ndërtimin e disa rrugëve lokale

29.06.2023

Komuna e Suharekës gjatë ditës së enjte ka njoftuar për dhënie të kontratës për ndërtimin e disa rrugëve lokale. Komuna e Suharekës ka njoftuar për dhënie të kontratës për ndërtimin e disa rrugëve lokale si: ,”Shadan Gashi”, “Komandant Drini – segment”, “Bashkim Kabashi -segment”, “Shtjefen Gjeqovi”, “Ismet Kodra -segment në Leshan-ritender”, raporton SuharekaOnline. Sipas njoftimit […]

Komuna e Suharekës gjatë ditës së enjte ka njoftuar për dhënie të kontratës për ndërtimin e disa rrugëve lokale.

Komuna e Suharekës ka njoftuar për dhënie të kontratës për ndërtimin e disa rrugëve lokale si: ,”Shadan Gashi”, “Komandant Drini – segment”, “Bashkim Kabashi -segment”, “Shtjefen Gjeqovi”, “Ismet Kodra -segment në Leshan-ritender”, raporton SuharekaOnline.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se Komuna e Suharekës për ndërtimin e këtyre rrugëve lokale ka ndarë 39,498.73 euro.

Poashtu, në njoftim thuhet se çdo palë e pakënaqur rreth kësaj kontrate mund të bëjë ankesë.

“Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues në bazë të nenit
108/A te ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar
dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092 ne adresën
e specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi për dhënie te kontratës.” thuhet në njoftim.