Shqiptarët në qendër të një rrjeti ndërkombëtar droge: Operacioni “Lario Delivery” godet trafikun në Itali

para 45 dite

Në qendër të hetimeve të Prokurorisë Publike të Komos janë shtetas shqiptarë, të cilët dyshohet se kanë qenë pjesë e një rrjeti të organizuar që operonte në zonën e liqenit të Komos.

Shqiptarët në qendër të një rrjeti ndërkombëtar droge: Operacioni “Lario Delivery” godet trafikun në Itali

Në qendër të hetimeve të Prokurorisë Publike të Komos janë shtetas shqiptarë, të cilët dyshohet se kanë qenë pjesë e një rrjeti të organizuar që operonte në zonën e liqenit të Komos.

Hetimet, të nisura në dhjetor të vitit 2022 nga Policia Financiare e Komos, kanë çuar në arrestimin e disa shtetasve shqiptarë dhe sekuestrimin e një sasi të konsiderueshme droge, parash dhe mjetesh të tjera të përdorura për kryerjen e veprës penale.

Sipas hetimeve, organizata kriminale kishte bazuar aktivitetin e saj në Como, duke përdorur si fshehtësira hotele dhe apartamente të shumta. Anëtarët e grupit lëviznin me automjete me qira dhe përdornin numra telefonikë falsë për të vështirësuar identifikimin.

Klientët e organizatës ishin të shtresës së mesme dhe të lartë, duke përfshirë sipërmarrës, profesionistë dhe studentë që banonin në zonën e Komos. Drogat shpërndaheshin direkt në banesat ose në vendet e punës të klientëve, duke i dhënë operacionit kodin e fshehtë “Lario Delivery”.

Për të mos rënë në sy, trafikantët visheshin elegant dhe silleshin në mënyrë diskrete gjatë dorëzimeve. Të ardhurat e fituara nga trafiku dërgoheshin në mënyrë periodike në Shqipëri, duke përdorur shërbimet e kompanive të transportit.

Falë punës së palodhur të policisë financiare dhe prokurorisë, organizata u zbulua dhe u godit rëndë. Disa anëtarë të grupit u arrestuan në flagrancë, ndërsa të tjerë janë ende në arrati.

Gjithashtu, u sekuestruan një sasi prej 29 mijë eurosh, gjysmë kilogrami kokainë dhe një motor.

Në kuadër të hetimeve, u denoncuan edhe disa pronarë hotelesh dhe apartamente të cilët kishin shpërfillur dispozitat ligjore në lidhje me regjistrimin e klientëve. Këta persona janë akuzuar për bashkëpunim në veprën penale të trafikimit të drogës.

Etiketat

Ofertat e fundit