Itali, dy shqiptarë 23 dhe 62 vjeç nxihen në flagrancë duke vjedhur

para 22 dite

Dy shqiptarë, 23 dhe 62 vjeç, janë arrestuar në Corbetta, Milano, pas një përleshjeje me policinë.

Itali, dy shqiptarë 23 dhe 62 vjeç nxihen në flagrancë duke vjedhur

Ata akuzohen për grabitje, lëndime personale dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik.

Ngjarja ka ndodhur kur dy shqiptarët kanë hyrë në një banesë për të vjedhur. Banorët, duke i zbuluar hajdutët, kanë njoftuar menjëherë policinë.

Kur karabinierët kanë mbërritur në vendngjarje, i kanë gjetur të dy shqiptarët të armatosur me një shufër hekuri dhe një kaçavidë të gjatë, duke u përpjekur të arratisen nga ndërtesa. Për t’i ndaluar, karabinierët kanë qenë të detyruar të përdorin taserin.

LEXO EDHE:  Arrestohen dy shqiptarë në Itali: Kapen me mbi 50 doza kokaine

Në përleshje, njëri prej banorëve, një 41-vjeçar, ka pësuar lëndime të rënda dhe ka marrë një prognozë prej 30 ditësh.

Të dy hajdutët janë arrestuar dhe në çantat e tyre janë gjetur stoli ari dhe një orë me vlerë mbi 10 mijë euro, të vjedhura nga banesa. Gjithashtu, ata kishin një bllokues të frekuencave radio, i cili përdorej për të çaktivizuar alarmet.

Etiketat