[STATISTIKA] Raporti i punës së QKMF Suharekë në 2019

10.02.2020

Në bazë të obligimeve dhe detyrave të DSHMS së , në organizimin e kujdesit parësor shëndetësor, shërbimi për nevoja sociale dhe strehim, mbrojtja e konsumatorëve dhe shëndetin publik, Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka dorëzuar raportin e punës për vitin 2019. Shërbimi publik shëndetësor në Komunën e Suharekës është i organizuar në kuadër të […]

[STATISTIKA] Raporti i punës së QKMF Suharekë në 2019 Foto: Herolind Bytyçi - Hallka

Në bazë të obligimeve dhe detyrave të DSHMS së , në organizimin e kujdesit parësor shëndetësor, shërbimi për nevoja sociale dhe strehim, mbrojtja e konsumatorëve dhe shëndetin publik, Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka dorëzuar raportin e punës për vitin 2019.

Shërbimi publik shëndetësor në Komunën e Suharekës është i organizuar në kuadër të Kujdesit Parësor Shëndetësor dhe ka një shtrirje të gjerë dhe mbulon tërë territorin e Komunës.

QKMF-Suharekë është Instutucion publik i kujdesit parësor shëndetësor i cili qëllim kryesor ka promovimin, ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të komunitetit.

Shërbimet shëndetësore janë të ofruara në konceptin e Mjekësisë Familjare, ku gjithëpërfshirja, barazia, cilësia, ndershmëria dhe përgjegjësia, kosto-efektiviteti janë parimet bazë të ofrimit të këtyre shërbimeve.

Shërbimet të cilat ofrohen ne QKMF janë: shërbimi i mjekësisë familjare, shërbimi i urgjencës mjekësore(24 orë), sherbimi i shendetit oral, sherbimi i imunizimit dhe vaksinimit, sherbimi i diagnostikes, sherbimi i këshillëdhëniespër nëna dhe gjinekologjisë, barnatorja qendrore dhe shërbimi i transportit të pacientëve.

QKMF aktivitetin e vet e realizon përmes rrjetit të njësive organizative, që përfshin Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familajre(QKMF), gjashtë Qendra të Mjekësisë Familjare(QMF) në Mushtisht, Studenqan, Duhël, Gjinoc, Mohlan dhe Bukosh dhe njëmbëdhjetë Ambulata të Mjekësisë Familajre(AMF) në Grejkoc, Samadrexhë, Sopi, Nishor, Dobërdelan, Leshan, Semetisht, Sallagrazhdë, Reqan, Budakovë dhe Bllacë.

Numri i përgjithshëm i të punësuarve në QKMF është 145 persona, prej tyre 18 specialist të lëmive të ndryshme, 12 mjek të përgjithëshem, 8 stomatolog, 89 infermier dhe 18 jomedicinal.

Raporti i punës në QKMF në vitin 2019 krahasuar me atë 2018.

VITI 2018VITI 2019
Mjekësia familjare5530062176
Urgjenca2973732046
Lindje3945
Mamografi280380

Nga raporti i urgjencës për vitin 2019 thuhet se numri i shërbimeve ishte:

VITI 2019
Numri i shërbimeve32559
Numri i vizitave24939
Aksidente komunikacioni190
Djegie164
Helmime107
Dhunë familjare22
Kafshim qeni58
Kafshim gjarpëri4
Vetvrasje1
Vrasje2