Sot skadon masa e përkohshme e Kushtetueses, pritet vendimi për konstituimin e Kuvendit

08.08.2025

Sot në mesnatë përfundon masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila ndaloi deputetët e legjislaturës së nëntë të ndërmarrin veprime për konstituimin e Kuvendit.

Sot skadon masa e përkohshme e Kushtetueses, pritet vendimi për konstituimin e Kuvendit Foto: Ilustrim

Kjo masë ishte vendosur pas dështimit të deputetëve për të përmbushur afatin 30-ditor të përcaktuar nga aktgjykimi i Kushtetueses më 26 qershor.

Me skadimin e kësaj mase, pritet që gjatë ditës Gjykata Kushtetuese të publikojë një aktgjykim të ri, i cili do të jetë vendimtar për hapjen e rrugës drejt konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se partia e tij do ta respektojë vendimin e ri të gjykatës, pavarësisht përmbajtjes. “Nuk e di cila do të jetë zgjidhja, por ne kemi thënë se do ta respektojmë aktgjykimin. Është dëmtim i madh që Kosova nuk ka Kuvend,” tha Kurti.

Kosova ndodhet në krizë institucionale prej më shumë se pesë muajsh pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025. Deri tani janë bërë 54 përpjekje për konstituimin e Kuvendit që nga seanca e parë më 15 prill, por pa sukses. Lëvizja Vetëvendosje, ndonëse partia fituese me 48 ulëse, nuk ka arritur të sigurojë shumicën prej 61 votash për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit, pasi partitë e tjera parlamentare kanë refuzuar të mbështesin kandidaten Albulena Haxhiu.

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ka tërhequr një kërkesë të paraqitur në korrik në Gjykatën Kushtetuese, me të cilën kërkonte sqarim se çfarë do të ndodhte nëse Kuvendi nuk do të konstituohej deri më 26 korrik. Ajo tha se arsyeja e tërheqjes lidhet me caktimin e gjyqtarit serb Radomir Llaban si raportues të çështjes, të cilin e cilësoi si rrezik për sigurinë kombëtare të Kosovës.

Sipas Osmanit, institucionet e sigurisë kanë dorëzuar informacione të klasifikuara në vitet 2018, 2021 dhe 2024 mbi veprimtarinë e Llabanit, të cilin Ministria e Drejtësisë vitin e kaluar kishte refuzuar ta emëronte për noter pas vlerësimit negativ nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Presidentja shtoi se detajet mbi këtë rrezik nuk mund të ndahen me publikun për shkak të natyrës së klasifikuar të informacionit.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More