LVV
PDK
LDK
AAK

Sot rinisin seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së

para 30 dite

Seancat në Dhomat e Specializuara të Kosovës do të vijojnë sipas orarit të rregullt, nga e hëna deri të enjten, duke nisur nga ora 09:00.

Sot rinisin seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Ndërkohë, më 6 janar, është marrë vendimi për pranimin e dëshmive të dy dëshmitarëve me shkrim, duke u dhënë mundësi mbrojtjes t’i marrë në pyetje.

Zëdhënësja Angela Griep, gjatë konferencës javore, e cilësoi këtë hap si një zhvillim të rëndësishëm në përgatitjen e procesit gjyqësor. Ajo njoftoi gjithashtu se një dëshmitar tjetër do të japë dëshmi nëpërmjet video-konferencës.

Në vijim, trupi gjykues ka miratuar kërkesa të Prokurorisë për paraqitjen e provave dhe dëshmive shtesë më 20 dhjetor dhe 6 janar, ndërsa më 18 dhjetor 2024, është kërkuar që një anëtar i familjes së një viktime të ndjerë të marrë pjesë në emër të saj gjatë procesit.

Etiketat

Ofertat e fundit