LVV
PDK
LDK
AAK

Prizren, gjykata dënon Sh.A. me 20 vjet burg për vrasje të rëndë

para 26 dite

Gjykata Themelore e Prizrenit ka dënuar me 20 vjet burgim Shefki Asllanin, për veprën penale të vrasjes së rëndë.

Prizren, gjykata dënon Sh.A. me 20 vjet burg për vrasje të rëndë

Ngjarja ka ndodhur më 17 prill 2021, rreth orës 12:40, në tregun e gjelbër në rrugën “Adem Voca” në Mitrovicë.

Sipas aktakuzës dhe njoftimit të gjykatës, pas një fjalosjeje verbale për rritjen e fidanit të fikut, mes të pandehurit dhe viktimës Valmir Fazliu ndodhi një konflikt fizik. Viktima fillimisht e goditi të pandehurin me gërshërë në kokë, duke i shkaktuar plagë shqyese. Në përgjigje, Asllani nxori nga brezi një revole të markës “XDM” dhe qëlloi viktimën në pjesën e përparme të trupit, duke shkaktuar plagë fatale.

Si pasojë e të shtënave, predha shkaktoi dëmtime të rënda në mushkëri dhe gjakderdhje masive, që rezultuan në vdekjen e Fazliut. Të shtënat plagosën gjithashtu dy persona të tjerë: L.F., i cili mori një plagë në regjionin e veshkës së majtë, dhe kalimtarin A.A., i cili u plagos lehtë në kofshën e majtë.

Gjykata ka cilësuar veprën penale si “Vrasje e rëndë” sipas nenit 173, paragrafi 1, pika 1.5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Pas shpalljes së aktgjykimit, kryetarja e trupit gjykues ka njoftuar se aktgjykimi i plotë dhe i arsyetuar do t’u dorëzohet palëve brenda afatit ligjor.

Etiketat

Ofertat e fundit