Përfundon dëshmia e dëshmitarit të 105-të në Gjykatën e Hages

20.11.2024

Në gjykatën e Hagës, Prokuroria e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka thirrur dëshmitarin e 105-të, i cili është dëshmitar i mbrojtur dhe ka dhënë dëshminë e tij përmes video-lidhjes.

Dëshmitari ka rrëfyer se në vitin 1999 ai ishte rrëmbyer nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), pastaj ishte ndaluar dhe keqtrajtuar në një qendër ndalimi të UÇK-së.

Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 105-të, seanca e sotme ka përfunduar. Gjykimi do të vazhdojë nesër, më 21 nëntor 2024, në orën 09:00.

Pra që nga 30 shtator 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar dhe të ndryshuar ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Aktakuzën e përbëjnë dhjetë pika akuza, ku këta individë ngarkohen për kryerjen e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit gjatë periudhës së Luftës së Kosovës.