Një muaj paraburgim për kolonelin Nexhmi Krasniqi dhe tre të tjerë – dyshohen për detyrim, armëmbajtje pa leje dhe shmangie tatimi

06.08.2025

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për katër persona të dyshuar për përfshirje në tri vepra penale: detyrim, armëmbajtje pa leje dhe shmangie tatimi.

Një muaj paraburgim për kolonelin Nexhmi Krasniqi dhe tre të tjerë – dyshohen për detyrim, armëmbajtje pa leje dhe shmangie tatimi Foto: Ilustrim

Ndër të arrestuarit është edhe koloneli Nexhmi Krasniqi, ish-drejtor i Policisë në Prizren dhe aktualisht zyrtar policor. Përveç tij, në paraburgim janë dërguar edhe Liman Sallauka, Xhevat Sallauka dhe Ramadan Paçarizi.

Sipas dosjes së Prokurorisë, të dyshuarit kanë ushtruar presion dhe kanosje ndaj një personi, të identifikuar si E.M., duke e detyruar atë të heqë dorë nga një pronë me vlerë të konsiderueshme në favor të Ramadan Paçarizit, i cili e kishte blerë atë për një çmim shumë më të ulët se sa vlera reale e tregut.

Prokuroria thekson se Ramadan Paçarizi po ashtu dyshohet për shmangie tatimi, pasi ka dhënë 130 mijë euro në para të gatshme për blerjen e pronës, pa deklaruar vlerën reale të transaksionit.

Gjatë bastisjeve të kryera në shtëpitë e të dyshuarve janë sekuestruar prova të ndryshme. Në shtëpinë e Liman Sallaukës janë gjetur armë dhe municion, ndërsa në shtëpinë e Nexhmi Krasniqit janë sekuestruar 63 fishekë. Po ashtu, në shtëpinë e Paçarizit është gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore pa leje. Përveç armëve, janë sekuestruar edhe telefona mobilë dhe elektroshokë.

Prokuroria ka arsyetuar se masa e paraburgimit është e nevojshme për të garantuar rrjedhën e papenguar të hetimeve, për të parandaluar ndikimin mbi dëshmitarë dhe për të shmangur mundësinë e përsëritjes së veprave penale.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More