I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Smakajt, Kilajt e Fazliut në rastin për pengim të drejtësisë

06.08.2025

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë vendosur të vazhdojnë masën e paraburgimit për ish-presidentin Hashim Thaçi, si dhe për Bashkim Smakajn, Isni Kilajn dhe Fadil Fazliun, të cilët akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, së bashku me Hajredin Kuçin.

I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Smakajt, Kilajt e Fazliut në rastin për pengim të drejtësisë Foto: Ilustrim

Vendimet janë marrë më 5 gusht nga gjyqtarja e procedurës paraprake, Marjorie Masselot, pas kërkesës së Prokurorisë që të gjithë të mbesin në paraburgim për shkak të rrezikut të arratisjes, pengimit të procedurave dhe kryerjes së krimeve të tjera.

Në vendimin për Thaçin, gjyqtarja ka konstatuar se ekziston ende dyshimi i bazuar për akuzat dhe ka theksuar se ekziston rreziku real që ai të ndikojë në dëshmitarë, të pengojë procedurat apo të arratiset. Sipas saj, asnjë masë alternative nuk e zbut këtë rrezik.

Në lidhje me Bashkim Smakajn, mbrojtja e tij kërkoi lirimin e menjëhershëm, duke argumentuar se provat e Prokurorisë nuk e përfshijnë atë drejtpërdrejt. Por, gjyqtarja vlerësoi se ekziston dyshim i bazuar për përfshirjen e tij dhe se rreziku për arratisje apo pengim të procedurës mbetet i pranishëm.

Ngjashëm është vlerësuar edhe rasti i Fadil Fazliut, për të cilin gjyqtarja konstatoi se rreziku për arratisje dhe pengim të drejtësisë është ende i lartë. Edhe për të, mbrojtja nuk kishte parashtruar kundërshtime ndaj kërkesës së Prokurorisë.

Ndërkohë, Isni Kilaj, përmes mbrojtjes së tij, kërkoi lirimin me kusht, duke argumentuar se periudha e paraburgimit ka qenë e gjatë dhe se ai është i gatshëm të ofrojë garanci financiare prej 40 mijë eurosh. Megjithatë, gjyqtarja vlerësoi se kjo shumë nuk mjafton për të eliminuar rreziqet e identifikuara dhe vendosi vazhdimin e paraburgimit.

Në këtë rast, Thaçi dhe të tjerët akuzohen për përpjekje për të ndikuar në dëshmitarë dhe për pengim të procesit gjyqësor përmes bashkëpunimit me grupe të organizuara. Sipas aktakuzës, këto veprime dyshohet se janë kryer gjatë vizitave në objektet e paraburgimit në vitin 2023.

Hashim Thaçi ndodhet në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020, ku po gjykohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Akuza të reja për pengim të drejtësisë i janë ngritur më 2024, ndërsa bashkë me të akuzohen edhe Smakaj, Fazliu, Kilaj dhe Kuçi. Procesi ndaj tyre është në vazhdim.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More