Hagë, vijon gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, pritet përfundimi i listës së dëshmitarëve

01.04.2025

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sot vijon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Sipas kalendarit të publikuar, seanca pritet të nisë në orën 09:00. Në këtë seancë, dëshminë do ta vazhdojë dëshmitari i radhës i Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Ndërkohë, gjatë kësaj jave pritet të përfundojë lista e emrave të propozuar për intervistim nga Prokuroria. Sipas vendimit të marrë në konferencën e mbajtur më 19 shkurt në Gjykatën Speciale, më 4 prill do të përmbyllen dëshmitë e Prokurorisë në këtë rast.

Ky proces gjyqësor po ndiqet me vëmendje të madhe nga opinioni publik në Kosovë dhe më gjerë, duke qenë se të akuzuarit janë figura të njohura të luftës për pavarësinë e Kosovës.