Gjykata e Speciale lejon pjesëmarrjen e një anëtari të familjes së njërës prej viktimave
Në një vendim të rëndësishëm, Trupi Gjykues në çështjen e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe bashkëpunëtorëve të tij ka miratuar kërkesën e Mbrojtësit të viktimave.
Kjo do të thotë se një anëtar i ngushtë i familjes së një viktime, e cila ka ndërruar jetë kohët e fundit, do të mund të marrë pjesë si viktimë pjesëmarrëse në procesin gjyqësor.
Ky vendim siguron që zëri i viktimave të vazhdojë të dëgjohet në gjykatë, edhe në rastet kur vetë viktima nuk janë më në gjendje të marrin pjesë personalisht. Me këtë vendim, numri i viktimave pjesëmarrëse në këtë çështje gjyqësore mbetet 154.
“Më 18 dhjetor 2024, Trupi Gjykues në çështjen Thaҫi dhe të tjerët miratoi kërkesën e Mbrojtësit të viktimave për të lejuar një anëtar të ngushtë të familjes të njërës prej viktimave, e cila ka ndërruar jetë së fundmi, të marrë pjesë si viktimë pjesëmarrëse në proces gjyqësor. Rrjedhimisht, numri i viktimave pjesëmarrëse në këtë çështje gjyqësore mbetet 154” thuhet në njoftim.