Anulohet seanca për vrasjen e trefishtë në në mungesë të një anëtari të trupit gjykues

13.05.2024

Në mungesë të anëtarit të trupit gjykues, Leon Përlaska, është anuluar seanca për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, e cila ishte paraparë të mbahej këtë të hënë, në Gjykatën Themelore të Pejës. 

Anulohet seanca për vrasjen e trefishtë në në mungesë të një anëtari të trupit gjykues

Për këtë rast, Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj po akuzohen se më 26 nëntor 2021, të shtyrë nga hakmarrja e paskurpullt, privojnë nga jeta tre persona, dy prej tyre fëmijë, raporton “Betimi për drejtësi”.

Njoftimin për anulimin e seancës e ka dhënë zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti, e cila bëri të ditur se anëtari i trupit gjykues Përlasku mungon për arsye familjare.

Sipas aktakuzës së ngritur më 5 maj 2023 nga Prokuroria Themelore në Pejë, të pandehurit Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj, ngarkohen se më 26 nëntor 2021, në fshatin Gllogjan, Komuna e Deçanit, saktësisht në rrugën “Ismajl Haradinaj”, të shtyrë nga hakmarrja e paskrupullt, në marrëveshje e bashkëveprim me njëri-tjetrin, privojnë nga jeta tre persona, dy prej tyre të cilët ishin fëmijë. Pra, të vdekur mbetën shoferi i autobusit G.Gj, si dhe nxënësit L.H (17 vjeçar) dhe G.M (17 vjeçare). /BetimipërDrejtësi

Etiketat

Ofertat e fundit