Zhduket 13-vjeçarja Arta Hajzeraj në Gjermani, Ambasada e Kosovës apelon për ndihmë
Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka reaguar pas lajmit shqetësues për zhdukjen e të miturës Arta Hajzeraj, 13 vjeçe, duke shpërndarë një njoftim zyrtar për sensibilizim dhe mbështetje në gjetjen e saj.
Sipas komunikatës së lëshuar nga ambasada, Arta është raportuar e zhdukur në qytetin Zwickau, ndërsa familjarët e saj, në bashkëpunim me autoritetet policore gjermane, janë në kërkim të saj.
“Arta Hajzeraj, 13 vjeçare, është raportuar e zhdukur! Familjarët dhe autoritetet policore në Zwickau janë në kërkim të Artës dhe kërkojnë ndihmën e kujtdo që mund të ketë ndonjë informacion mbi vendndodhjen e saj apo që e ka parë së fundmi”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Ambasada i bën thirrje qytetarëve që, nëse kanë ndonjë informacion, të kontaktojnë menjëherë familjen ose policinë gjermane në numrat e mëposhtëm:
📞 Familja: 0157 5414 5810
📞 Policia: 0375 428102
Autoritetet gjermane dhe familjarët apelojnë për bashkëpunim të gjerë nga qytetarët, me shpresën që Arta të kthehet e sigurt pranë familjes sa më shpejt të jetë e mundur.