Vaki në Mynih, 52 vjeçari nga Kosova i ofendon të dashurën dhe e rrah 27-vjeçarin nga Taxhikistani

21.07.2025

Një sherr shpërtheu në Mynih, ku protagonist është një 52-vjeçar nga Kosova, banues në Lihtenshtajn.

Ngjarja, e cila tashmë është nën hetim nga Policia Federale, përfshiu një debat që degjeneroi në dhunë fizike me një 27-vjeçar nga Taxhikistani.

Gjithçka nisi kur kosovari dyshohet se ka ofenduar dhe shikuar në mënyrë fyese të dashurën e të riut taxhik. Kjo provokoi një shkëmbim fjalësh mes dy burrave. Situata u përshkallëzua shpejt: kosovari e kapi 27-vjeçarin nga mesi dhe e goditi me kokë, duke pësuar edhe vetë lëndime.

Pas incidentit, i riu taxhik raportoi dhimbje në nofull, qafë dhe legen, si dhe gjakderdhje nga hunda, por refuzoi trajtimin mjekësor. Ndërsa 52-vjeçari nga Kosova u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia Federale ka nisur hetimet. Kosovari po përballet me akuza për fyerje dhe lëndim trupor.