Sulm me gaz në shkollën fillore të Berlinit: 22 fëmijë përfundojnë në sptial

para 51 dite

Një numër i madh fëmijësh u lënduan nga një sulm me gaz në një shkollë fillore në Berlin.

Sulm me gaz në shkollën fillore të Berlinit: 22 fëmijë përfundojnë në sptial Foto: Ein Krankenwagen des Bayerischen Roten Kreuzes (BRK) fährt mit Blaulicht durch die Stadt. (zu dpa: «Polizei ermittelt nach Fund von Schwerverletztem auf Radweg»)

Sipas zjarrfikësve të Berlinit, një fëmijë është lënduar rëndë, ndërsa 43 të tjerë pësuan irritime në sy dhe rrugët e frymëmarrjes, ku 22 prej tyre u dërguan në spital.

Rreth orës 10:00, policia dhe zjarrfikësit u alarmuan për një incident në shkollën fillore në rrugën Sulzfelder. Sipas të dhënave të para, gaz irritues ishte lëshuar brenda ndërtesës.

Policia njoftoi se një person i panjohur kishte spërkatur gaz irritues në mëngjes brenda shkollës. Ende nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për një të rritur apo një fëmijë. Zjarrfikësit besojnë se gazi mund të ketë dalë nga një klasë përmes një dere të hapur në korridor. Policia po heton për të përcaktuar shkakun e saktë.

Zëdhënësi i Sindikatës së Policisë së Berlinit (GdP), Benjamin Jendro, komentoi:
„Nuk është hera e parë që ndodh një rast i tillë, prandaj duhet të fillojmë të flasim seriozisht se si të miturit arrijnë të kenë qasje në këto lloje armësh.“

Ai theksoi se gazi irritues është një substancë shumë e rrezikshme që nuk duhet të bjerë në duart e fëmijëve dhe nuk ka vend në shkollat fillore.

Jendro shtoi:
„Urojmë shërim të shpejtë për fëmijët e lënduar dhe shpresojmë që të mos kenë pasoja të përhershme. Edhe pse shumë mund ta shohin gazin irritues si një mjet mbrojtjeje ndaj sulmeve, ai mbetet një rrezik i madh.“

Etiketat

Ofertat e fundit