Policia gjermane sekuestron mbi 400 kilogramë kokainë në Portin e Hamburgut, arrestohen dy të dyshuar

14.09.2025

Një operacion i policisë gjermane në Portin e Hamburgut ka rezultuar me sekuestrimin e një sasie të madhe kokaine dhe arrestimin e dy personave të dyshuar. Ngjarja ka ndodhur të shtunën në terminalin O’Swaldkai, rreth orës 09:30 të mëngjesit.

Policia gjermane sekuestron mbi 400 kilogramë kokainë në Portin e Hamburgut, arrestohen dy të dyshuar Foto: Ilustrim

Punëtorët e portit vunë re dy burra që po ngarkonin çanta sportive në një furgon në zonën e terminalit, megjithëse ata nuk kishin arsye të qëndronin aty. Menjëherë, punëtorët njoftuan forcat e sigurisë dhe ndaluan shoferin derisa mbërritën dogana dhe policia. Ndërkohë, pasagjeri i automjetit arriti të arratisej, raporton urgjent.com.

Dhjetëra oficerë policie u angazhuan në kërkimin e të arratisurit, duke përdorur edhe qen gjurmues dhe një helikopter. Pas një ndjekjeje disa orëshe, ai u gjet i fshehur nën një makinë brenda terminalit dhe u arrestua.

Gjatë kontrollit të furgonit, policia gjeti mbi 20 çanta sportive që përmbanin një substancë pluhur të bardhë. Një zëdhënëse e Zyrës së Hetimit Doganor në Hamburg konfirmoi se bëhej fjalë për më shumë se 400 kilogramë kokainë të sekuestruar.

Hetimet rreth origjinës dhe destinacionit të drogës vijojnë, ndërsa të dyshuarit tashmë ndodhen në paraburgim nën akuzat për trafik ndërkombëtar droge.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More