Nga Kosova për “punë në të zezën” në Gjermani, 5 kosovarë kthehen në aeroportin e Memmingenit
Gjatë javës së kaluar, rojet kufitare në Aeroportin e Memmingenit i kanë mohuar hyrjen në Gjermani gjithsej katër shtetasve kosovarë, për shkak të dyshimeve për tentativë punësimi të paligjshëm dhe informacione kontradiktore gjatë intervistave.
Të dielën e kaluar, më 20 korrik 2025, Policia Kufitare e Memmingenit ndaloi dy burra kosovarë, të moshës 27 dhe 28 vjeç, të cilët po udhëtonin nga Prishtina. Gjatë kontrollit, u zbuluan mospërputhje serioze në deklaratat e tyre lidhur me qëllimin dhe kohëzgjatjen e vizitës në Gjermani.
Në të njëjtën ditë, një tjetër 28-vjeçar kosovar u kap me rroba pune në bagazhin e tij, por pa vizën e nevojshme për të punuar ligjërisht në Gjermani. Të tre u detyruan të kthehen në Kosovë me fluturimin e parë në dispozicion.
Pak ditë më vonë, më 24 korrik 2025, dy burra të tjerë nga Kosova, të moshës 25 dhe 40 vjeç, u ndaluan gjithashtu në kufi. Ata dhanë informacione kontradiktore gjatë intervistave të tyre, duke ngritur dyshime tek autoritetet. Një kontroll më i detajuar i tyre dhe i bagazheve zbuloi prova konkrete se qëllimi i vërtetë i udhëtimit të tyre ishte puna e ilegale në Gjermani.