Munich, qytetari nga Peqani i Suharekës arrestohet për përdhunimin e një vajze kroate

20.02.2024

Ditë më parë nga një shtetas kroat SuharekaOnline ka pranuar informacione se e bija e tij K.G. është përdhunuar nga një shtetas i Kosovës, saktësisht nga A.G. (emër i njohur për redaksinë) nga fshati Peqan i Suharekës.

Munich, qytetari nga Peqani i Suharekës arrestohet për përdhunimin e një vajze kroate Foto: Ilustrim

I mllefosur nga ajo që ka kaluar e bija, shtetasi kroat Z.G. ka treguar se rasti ka ndodhur në Munich të Gjermanisë ku edhe jeton me familjen e tij.

Ai ka thënë se “Nuk dua të fajësoj Kombin, për hir të një individi që bëri të keqen. Dua vetëm ta dini se nëse sot i ka bërë keq vajzës sime, nesër, kur të dëbohet në mesin tuaj, mund të bëjë të njëjtën gjë me vajzën tuaj ose vajzën e dikujt tjetër”.

“Kam luftuar nga viti 91-95, kundër të njëjtit armik, jam plagosur rëndë dy herë, kam drejtuar 100-120 veta në njësinë speciale, shumë prej të cilëve janë të vdekur, të vrarë në luftime të afërta” ka njoftuar Z.G.

Sipas babait të K.G. rasti ka ndodhur rreth orës 05:00 të së dielës, më 11 shkurt.

Lidhur me rastin SuharekaOnline ka kontaktuar Policinë e Munich, ku përmes një përgjigje zyrtari policor nga zyra e shtypit, Tobias Schenk, ka konfirmuar rastin në fjalë duke mos dhënë detaje derisa drejtësia të thotë fjalën e saj.