Gjermania rihap dyert për punëtorët pa kualifikime nga Kosova e Ballkani
Një lajm i mirë për mijëra shqiptarë dhe kosovarë që ëndërrojnë të punojnë në Gjermani.
Agjencia për Punë në disa qytete gjermane ka nisur të dërgojë parapëlqimet (Vorabzustimmung) për punëtorët pa kualifikime, duke hapur kështu rrugën për një vit pune në vendin e makinerive.
B.S., një shtetas i Kosovës, është një nga të parët që ka marrë parapëlqimin për kërkesën e dorëzuar në komunën Kempten në korrik të vitit të kaluar. Kjo konfirmon se procesi i dhënies së lejeve të punës është riaktivizuar, pasi ishte bllokuar për disa muaj për shkak të numrit të madh të aplikimeve.
Edhe pse lajmi është i mirë, Agjencia për Punë bën thirrje për kujdes. Kontigjenti për vitin 2025 është i kufizuar dhe mund të shterojë shpejt, siç ndodhi në vitin 2024, kur kuota për Kosovën u plotësua brenda dy muajve. Për këtë arsye, rekomandohet që secili person të bëjë vetëm një kërkesë, për të shmangur bllokimin e sistemit.
Hapja e këtij kontigjenti ofron shpresa të reja për mijëra shqiptarë dhe kosovarë që kërkojnë një punë më të mirë dhe një jetë më të mirë në Gjermani. Megjithatë, konkurrenca është e fortë dhe vetëm ata që plotësojnë kriteret e vendosura nga Agjencia për Punë do të kenë mundësi të fitojnë një leje pune.