Gjermani, vazhdon kërkesa e lartë për fuqi punëtore

04.01.2024

Agjencia Gjermane e Punësimit njoftoi se numri i personave të papunë në dhjetor u rrit me 5.000, duke çuar numrin e të papunëve në 2.7 milionë. Shprehur në përqindje, në dhjetorin e vitit të kaluar papunësia në Gjermani u rrit për 5.9 për qind. “Nëse e shikojmë vitin 2023, ne mund të shohim se ekonomia […]

Gjermani, vazhdon kërkesa e lartë për fuqi punëtore Foto: Ilustrim

Agjencia Gjermane e Punësimit njoftoi se numri i personave të papunë në dhjetor u rrit me 5.000, duke çuar numrin e të papunëve në 2.7 milionë.

Shprehur në përqindje, në dhjetorin e vitit të kaluar papunësia në Gjermani u rrit për 5.9 për qind.

“Nëse e shikojmë vitin 2023, ne mund të shohim se ekonomia e dobësuar nuk e ka lënë të padëmtuar tregun e punës”, tha shefja e Agjencise Gjermane të Punësimit, Andrea Nahles.  Ajo theksoi se viti i kaluar ishte një ndër vitet me papunësinë më të ulët që nga ribashkimi gjerman.

Numri i të papunëve u rrit për 191.000 në vitin 2023, krahasuar me një vit më parë.

Kërkesa për fuqi punëtore ra në pjesën e dytë të vitit 2022 dhe ky trend vazhdoi edhe në 2023. Megjithatë, kërkesa për fuqi punëtore në Gjermani vazhdon të jetë e lartë.