Gjermani, sulmoi mësuesen me thikë, hetuesit dyshojnë se 17-vjeçari nga Kosova ka pasur motive islamiste

11.09.2025

Javën e kaluar, në kolegjin profesional të Essenit, një i ri kosovar, Erjon S. (17), e goditi papritur me thikë në stomak mësuesen e tij (45), duke e plagosur rëndë.

Gjermani, sulmoi mësuesen me thikë, hetuesit dyshojnë se 17-vjeçari nga Kosova ka pasur motive islamiste Foto: Ilustrim

Hetuesit tani dyshojnë se sulmi ishte pjesë e një sulmi islamist në të cilin autori sulmoi edhe një burrë të pastrehë dhe regjistroi video duke marrë përgjegjësinë, shkruan urgjent.com.

Të hënën në mëngjes, procesi mësimor nuk nisi si zakonisht. Stafi pedagogjik u mblodh së bashku me drejtorin e arsimit të qytetit, Mukhtar Al Ghusain, dhe ekspertë të këshillimit psikologjik për të diskutuar situatën dhe për të mbështetur nxënësit. Vetëm pas orës 8:30, mësimet rifilluan me një ritëm të kufizuar.

Sipas informacioneve jozyrtare, 17-vjeçari kosovar kishte vetëm dy javë që ndiqte këtë shkollë profesionale me synimin për të përfunduar diplomën e shkollës së mesme. Prokuroria nuk ka konfirmuar këto të dhëna dhe as nuk ka dhënë ndonjë informacion për motivet e mundshme të sulmit.

Mësuesja e plagosur iu nënshtrua një ndërhyrjeje urgjente në Spitalin Universitar të Essenit. Autoritetet kanë bërë të ditur se edhe pse lëndimet ishin serioze, jeta e saj tashmë është jashtë rrezikut.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More