Gjermani, paralajmërime për grevë nga punëtorët e aeroporteve

13.01.2024

Pas hekurudhave, së shpejti mund të anulohen edhe pjesë te udhëtimeve të trafikut ajror. Ekziston një kërcënim për greva në degën e Lufthansa-s, Discover Airlines, siç mësoi gazeta gjermane “Spiegel” nga njerëz të afërt me sindikatat e Shoqatës së Pilotëve të Kabinës (VC). Kjo linjë zakonisht organizon fluturimet nga qendrat e Lufthansan në Frankfurt dhe […]

Gjermani, paralajmërime për grevë nga punëtorët e aeroporteve Foto: Ilustrim

Pas hekurudhave, së shpejti mund të anulohen edhe pjesë te udhëtimeve të trafikut ajror.

Ekziston një kërcënim për greva në degën e Lufthansa-s, Discover Airlines, siç mësoi gazeta gjermane “Spiegel” nga njerëz të afërt me sindikatat e Shoqatës së Pilotëve të Kabinës (VC).

Kjo linjë zakonisht organizon fluturimet nga qendrat e Lufthansan në Frankfurt dhe Mynih, por që flitet se të shtunën do të mbahet një mbledhje që të diskutohet dhe votohet për një grevë të mundshme në Discover Airlines.

Sipas kësaj gazete votimi do të bëhet në mënyrë online dhe thuhet se atë do ta mbështesin një pjesë e madhe e punëtorëve ajror.

Nëse Lufthansa nuk i drejtohet sindikatës me një ofertë, ka të ngjarë që të ketë jo vetëm një grevë paralajmëruese, por edhe një grevë të vërtetë.

Deri më tani, dega e Lufthansa, Discover Airlines, e cila shpesh quhet “Disco” brenda vendit, nuk është klasifikuar. Sindikata VC Cockpit dëshiron të lidhë një marrëveshje kolektive që do të përcaktojë kushtet e punës, orarin e punës dhe periudhat e pushimit. Duhet të ketë edhe një marrëveshje kolektive të shpërblimit.