Gjermani: Ndalohet makina me targa kosovare, vlera 100 mijë euro, rezulton e vjedhur në Çeki
07.02.2025
Një makinë me targa nga Kosova është ndaluar nga policia kufitare gjermane në autostradën A96 pranë Memmingen.
Gjatë kontrollit të automjetit, i cili vlerësohet rreth 100 mijë euro, oficerët zbuluan se makina ishte raportuar e vjedhur në Republikën Çeke.
Policia sekuestroi automjetin dhe e tërhoqi atë nga qarkullimi. Shoferi dhe pronari i makinës, i cili dyshohet se e kishte blerë me mirëbesim, u detyruan të ndërpresin udhëtimin e tyre.
Autoritetet gjermane po hetojnë për të zbardhur rrethanat e vjedhjes dhe për të identifikuar personat përgjegjës.