Gjermani, kontrolle të përhershme dhe dëbime në kufi

27.01.2025

Partitë konservatore gjermane, CDU dhe CSU, kanë paraqitur një projektligj ambicioz për të ndryshuar në mënyrë radikale politikën e migrimit në vend.

Sipas këtij projekti, Gjermania do të bëhet shumë më e rreptë në kontrollin e kufijve dhe në dëbimin e migrantëve të paligjshëm.

Një nga pikat kryesore të këtij projekti është ndalimi i hyrjes në Gjermani për të gjithë personat që nuk posedojnë dokumente të vlefshme, pavarësisht nëse ata kërkojnë azil. Për më tepër, CDU/CSU propozojnë që të rritet numri i qendrave të paraburgimit për të strehuar migrantët që janë të detyruar të largohen nga vendi.

Një tjetër masë e rëndësishme është shtimi i numrit të dëbimeve të migrantëve të paligjshëm. Partitë konservatore kërkojnë që dëbimet të kryhen çdo ditë dhe që policia federale të ketë kompetenca më të gjera për të arrestuar dhe dëbuar këta persona.

Propozimet e CDU/CSU janë pritur me reagime të ndryshme nga partitë e tjera. Partitë socialdemokrate (SPD) dhe të Gjelbërit konsiderojnë se disa nga këto masa janë jokushtetuese dhe në kundërshtim me ligjet e BE-së. Nga ana tjetër, partitë e djathta, si AfD, mbështesin plotësisht këto propozime.