LVV
PDK
LDK
AAK

Gjermani, e djathta ekstreme u dërgon të huajve bileta dëbimi

para 33 dite

Policia në Karlsruhe është duke hetuar një ankesë të paraqitur nga partia e Majtë lidhur me një fushatë të dyshimtë të organizuar nga degë lokale e Alternativës për Gjermaninë (AfD).

Gjermani, e djathta ekstreme u dërgon të huajve bileta dëbimi

Akuza është se AfD ka shpërndarë fletëpalosje në formë bilete avionësh me destinacion “deportimi”, duke i vendosur ato në kutitë postare të personave me emra që nuk tingëllojnë gjermanisht.

Kjo fushatë është pjesë e një strategjie më të gjerë të AfD-së, e cila ka bërë të qartë se një nga prioritetet e saj është “riemigrimi” i një pjese të madhe të shtetasve gjermanë me rrënjë të huaja. Kandidatja e AfD-së për kancelare, Alice Weidel, e ka përforcuar këtë mesazh në konventën e partisë.

Fletëpalosjet në fjalë përmbajnë një kod QR që i drejton përdoruesit drejt faqes së internetit të degës së AfD-së në Karlsruhe. AfD pohon se këto fletëpalosje nuk janë shpërndarë vetëm tek të huajt, por tek të gjithë votuesit. Megjithatë, fakti që ato janë dizajnuar në formën e biletave të avionëve dhe se janë vendosur në kutitë postare të personave me emra që nuk tingëllojnë gjermanisht ngre dyshime serioze për natyrën e kësaj fushatë.

Etiketat

Ofertat e fundit