Gjermani, dy kosovarë gjobiten dhe kthehen nga Aeroporti i Memmingenit
Më 24 gusht 2025, Policia Kufitare gjermane në Aeroportin e Memmingenit refuzoi hyrjen e dy shtetasve nga Kosova, të cilët kishin udhëtuar nga Prishtina me një fluturim drejt Bavarisë.
Foto: Ilustrim
Gjatë kontrollit kufitar, autoritetet konstatuan se një burrë 32-vjeçar kishte punuar ilegalisht në Gjermani për disa muaj. Pas një pushimi të shkurtër në Kosovë, ai tentoi të rikthehej për të vazhduar punën e tij të paligjshme. Për këtë arsye ndaj tij u hapën procedura penale për shkelje të Aktit të Qëndrimit dhe iu mbajt një depozitë sigurie prej disa mijëra eurosh, shkruan urgjent.com.
Ndërkohë, një 25-vjeçar tjetër nga Kosova u ndalua pasi kishte një ndalim hyrjeje të vlefshëm për të gjithë zonën Shengen, i lëshuar më parë nga autoritetet italiane. Ai kishte shkelur ligjet në Itali dhe, si rezultat, iu mohua hyrja edhe në Gjermani. Të dy personat do të kthehen me fluturim për në Prishtinë.