Gjermani, arrestohet pas disa muajsh kërkimi 28-vjeçari kosovar i arratisur nga spitali psikiatrik
Një arratisje e bujshme nga një spital psikiatrik në Gjermani tronditi autoritetet në gusht të vitit 2024. Katër të burgosur të rrezikshëm, mes tyre edhe një kosovar 28-vjeçar, arritën të mposhtin një punonjës të spitalit të rrethit Lerchenhaid pranë Straubing, ta kërcënojnë me thikë dhe të arratisen.
Pas disa muajsh kërkime ndërkombëtare, të katërtit janë rikthyer tashmë në paraburgim në Gjermani.
Arratisja dhe ndjekja ndërkombëtare
Të arratisurit, të dënuar për vepra penale të drogës dhe vjedhjeve, konsideroheshin shumë të rrezikshëm. Pas një kërkimi të gjerë që përfshiu autoritetet gjermane, austriake dhe turke, ata u kapën në shtator 2024 në Austri dhe Turqi.
Kosovari 28-vjeçar dhe një boshnjak 31-vjeçar u arrestuan në një qendër migracioni në Edirne, Turqi. Procedurat ligjore në Turqi vonuan ekstradimin e tij në Gjermani, por apelimi i tij për të shmangur dorëzimin ishte i pasuksesshëm.
Ekstradimi dhe rikthimi në Gjermani
Të premten e kaluar, kosovari u deportua me fluturim direkt nga Turqia në Gjermani. Pas mbërritjes, ai u soll menjëherë para Gjykatës së Qarkut të Regensburgut dhe më pas u dërgua në një institucion korrektues.
Hetimet në vazhdim
Prokuroria e Regensburgut po përfundon hetimet kundër të katërt të arratisurve. Ata duhet të përgjigjen për akuza të rënda, përfshirë pengmarrje dhe lëndim të rëndë trupor, të kryera gjatë arratisjes nga spitali psikiatrik.