Gjermani, arrestohet 47-vjeçari kosovar në aeroportin e Mynihut me 3 fletarreste aktive

para 49 dite

Një shtetas 47-vjeçar nga Kosova u arrestua në Aeroportin e Mynihut nga Policia Federale, pasi ndaj tij ishin lëshuar tre urdhër-arreste.

Gjermani, arrestohet 47-vjeçari kosovar në aeroportin e Mynihut me 3 fletarreste aktive

Ai po udhëtonte nga Prishtina drejt Gjermanisë, por gjatë kontrollit autoritetet zbuluan kërkesat për arrestimin e tij, raporton “Rosenheim 24“.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë Federale të Aeroportit të Mynihut, personi ishte i kërkuar nga prokuroritë publike të Mynihut, Giessen-it dhe Marburg-ut për akuza që përfshinin fyerje, kërcënime dhe shkelje të Ligjit për Mbrojtjen nga Dhuna.

Pas kontrollit, rezultoi se 47-vjeçari ishte dënuar me gjoba në vlerë totale prej mbi 10,000 euro, por nuk kishte mundësi t’i paguante ato. Për pasojë, ai u transferua në institucionin korrektues të qytetit Erding për të vuajtur një dënim zëvendësues me burg prej 256 ditësh.

Përveç dënimit të vuajtjes së burgut, autoritetet gjermane kanë vendosur që, pas përfundimit të dënimit, shtetasi kosovar të dëbohet nga vendi dhe t’i ndalohet hyrja në territorin gjerman.

Njoftimi i plotë i Policisë Federale të Aeroportit të Mynihut:

Aeroporti i Mynihut – Të hënën (2 dhjetor), një shtetas kosovar 47-vjeçar është arrestuar nga policët federalë gjatë kontrollit të hyrjes .
Personi kërkohej me tre urdhër-arreste për fyerje . Meqenëse nuk kishte mundësi të përballonte gjobën e kërkuar, ai u dërgua në institucionin korrektues në Erding.

Etiketat

Ofertat e fundit