Gjermanët po përgatiten për luftë: “Ftojmë qytetarët të kthejnë bodrumet e tyre në bunkerë”
Gjermania aktualisht ka 579 bunkerë. Shumica e tyre u ndërtuan gjatë Rajhut të Tretë dhe Luftës së Ftohtë. Rreth 480,000 njerëz futen në ata 579 bunkerë.
Gjermania do të bëjë një listë të të gjithë bunkerëve ku civilët do të mund të fshihen në rast të një lufte të re.
Ky njoftim i Ministrisë së Brendshme erdhi në momentin e përshkallëzimit të luftës në Ukrainë, pasi SHBA, Britania e Madhe dhe Franca i lejuan Ukrainës të synonte objektivat në Rusi me raketa perëndimore, shkruan The Guardian .
Në listë do të përfshihen edhe stacione hekurudhore nëntokësore, parkingje nëntokësore, ndërtesa shtetërore dhe prona private – tha zëdhënësi i MPB-së.
Ministria tha se do të përpilojë një listë dixhitale të bunkerëve dhe strehimoreve emergjente që qytetarët gjermanë do të mund të gjejnë në një aplikacion telefoni.
I ftojmë njerëzit të kthejnë garazhet dhe bodrumet e tyre në strehimore funksionale – tha zëdhënësi në konferencën për shtyp dhe shtoi se për momentin nuk e di se kur do të përfundojë lista e strehimoreve dhe bunkerëve.