U kapën me 5.2 kg heroinë, arrestohen dy shqiptarë në Milano

26.04.2024

Dy shqiptarë, të moshave 36 dhe 46 vjeç, janë arrestuar nga policia në Milano si të dyshuar për shitje dhe shpërndarje të drogës.

U kapën me 5.2 kg heroinë, arrestohen dy shqiptarë në Milano Foto: Ilustrim

Sipas mediave italiane, ata u kapën me 5.2 kilogramë heroinë në garazhin e tyre.

Pas zbulimit të heroinës, policia ka kontrolluar shtëpinë e të dyve dhe ka gjetur kartëmonedha prej 70 mijë eurove.

Të dyshuarit tashmë janë arrestuar.